Avokati Spartak Ngjela njihet për komplimentet e shumta që bën shpeshherë publikisht për vajzat e ekraneve shqiptare.
Politikani është parë gjithë jetën si një burrë beqar dhe nuk i ka zbuluar asnjëherë romancat e tij, madje gjatë një interviste të bërë disa kohë më parë, Ngjela refuzoi të tregonte nëse ishte i dashuruar, por pranoi se ka raporte erotike me dikë.
“Është një pyetje që nuk flitet. Që kam raport erotik nuk diskutohet. Ajo është një çështje që e dimë vetëm unë dhe ajo tjetra. Jo të gjitha dashuritë janë sëmundje. Janë kënaqësi”, u përgjigj ai.
Paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar së fundmi avokatin në një nga resortet e Tiranës. Mirëpo ajo çka tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte gruaja misterioze që ai kishte në krahë.
Në foto Ngjela dhe gruaja që e shoqëron shihen duke pirë një kafe së bashku ku më pas janë larguar të dy me makinën e tij. Nuk dihet nëse biondja është thjesht një mikeshë e politikanit apo kanë diçka më shumë.
Kujtojmë se para pak kohësh, avokati Spartak Ngjela i bëri një kompliment Bora Zemanit në një foto që moderatorja kishte publikuar në “Facebook”, ku vlerësonte me superlativa, intelektin, elokuencën dhe bukurinë fizike të saj.
Komenti i Ngjelës u bë viral në media dhe ne rrjetet sociale, pasi rrallë ndodh që personazhet e politikës të shprehin simpatinë publikisht për moderatoret e emisioneve televizive.
“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, shkruante avokati i njohur, por Bora nuk i ktheu përgjigje.
Por, Spartaku rrëfeu më pas se Borës i kishin pëlqyer komplimentet që i ka bërë mbi “fizikun dhe klasin e saj”, madje sipas tij, ajo e ka falënderuar.
“Çfarë ka këtu, si nuk i ka pëlqyer? Asaj i ka pëlqyer, më ka thënë faleminderit. Pyetja që bëhet a është realiste apo fantazi? Është realizëm, ashtu është. Ajo ka pushtuar ekranet, natyrisht do i bëja diçka. Vlerësim është, nuk është nënvlerësim. Unë e përgëzova për karrierën e saj dhe ajo më falënderoi. Kam qenë në një emision menjëherë mbas kësaj. Unë zgjedh sa të dua unë, por publike kam bërë ato që janë të njohura publike. Komentet i bëj gjithmonë brenda të bukurës. Por bukuria pa intelekt nuk vlen, sepse nuk krijon stil, s’ka elokuencë, rrëzohet, bie bukuria”, u shpreh ai.
Madje pas Borës, teksa ishte i ftuar në një intervistë, avokati i bëri një ftesë të hapur njërës prej moderatoreve të “News 24” në programin “Fit Station”, Çenkuela Hasa.
Ngjela e ftoi Çenkuelën për të konsumuar ndonjë gotë verë dhe për të shkëmbyer ndonjë bisedë së bashku, madje i sugjeroi që të merrte dhe ndonjë shoqe nëse dëshironte.
“Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda me verë pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë verë dhe bëjmë bisedë”, tha ai.
E si një beqar i përjetshëm me shpirtin e tij të lirë, vështirë se avokati do të na zbulojë ndonjë detaj nga gjendja e tij sentimentale. Për momentin, gjithçka që mund të shohim, janë këto foto por pa mundur të mësojmë detaje të reja rreth Spartak Ngjelës.