22 Nëntor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Hallet e Partisë e bëjnë Gaz Bardhin për duhan


Kjo është hera e parë që shohim Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhin, duke tymosur duhan. 

gazmend bardhi lulzim basha3

Gjatë një pushimi të shkurtër gjatë seancës parlamentare këtë të enjtë, paparazzi ynë e ka fotografuar Bardhin duke pirë cigare.

gazmend bardhi

Nuk e dimë nëse e ka pirë gjithmonë apo e ka filluar tani që në Parti ka kaq shumë probleme dhe demokratët tashmë janë të ndarë në përkrahës të Bashës dhe të Berishës.

gazmend bardhi1

Padyshim që Bardhit i ka rënë barra e madhe e punëve si numri dy i Partisë. Madje edhe daljet më të shumta mediatike, i janë besuar atij, ku nuk mungojnë polemikat, madje edhe konfliktet me përkrahësit e Berishës.

gazmend bardhi lulzim basha1

Shpresojmë që veset e Bardhit të mbeten deri te duhani se hallet e Partisë ikin e vesi mbetet.

/Panoramaplus.al

gazmend bardhi lulzim basha2gazmend bardhi lulzim basha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al