22 Janar, 2023

Fotot nga paparazzi/ Fotot e Blendi Fevziut me bashkëshorten, çifti sportiv në qendër të Tiranës


Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të njohur e të pëlqyer nga publiku. Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë formal, teksa në emisionet e tij kurrë nuk heq dorë nga kostumet. Por ndryshe shfaqet në të përditshme. Shpesh e kemi ndeshur në rrjetet sociale, moderatori është mjaft sportiv dhe kostumi është vetëm zgjedhje për orët e “Opinion”.

Këtë herë paparazzi ynë e ka kapur Blendi Fevziun së bashku me bashkëshorten e tij, duke ecur në rrugët e Tiranës me veshje sportive. Çifti, që duhet thënë se i ka shumë të rralla daljet publike, është kapur në qendër të Tiranës, teksa të dy, sportiv shijonin këtë shëtitje, por edhe bisedën mes tyre. Me komplet sportiv dhe tejet i shkujdesur nga sytë e kureshtarëve, Fevziu shoqërohej nga Inesi.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij kishte veshur një palë xhinse të gjera, një bluzë të zezë të gjatë dhe një xhup të zi. Çifti duket se ndërvepron shumë mirë me njëri-tjetrin, ndonëse të angazhuar me telefonat e tyre. Fevziu, si një xhentil i vërtetë, shoqëron kudo bashkëshorten, madje edhe duke e asistuar në telefonin e saj. Vetë gazetari ka folur në media për historinë e tij të dashurisë me Inesin.

Ai ka rrëfyer se ajo është shoqja e tij më e mirë, kritikja më e mirë e emisionit. Bashkëshortja e tij vitet e fundit ka vendosur të tërhiqet nga zhurma mediatike duke mbajtur një profil të ulët publik. Pse kjo zgjedhje? Ai thotë se është zgjedhje e saj.

“Nuk i ka pëlqyer asnjëherë publiciteti dhe as postimet në rrjete sociale. Edhe kur kërkoj të postoj foto me të, në shumicën e kohës nuk pranon. Mbase është më mirë kështu, se imagjino të kishim të dy protagonizmin që kam unë”, shprehej ai. Historia e tyre e dashurisë rezultoi një rastësi e bukur e fatit, pasi sipas tij ata janë dashuruar me shikim të parë, por u është dashur të presin 11 vite që të ritakoheshin dhe të krijonin lidhjen e tyre.

“E kam njohur nga miq të përbashkët në atë që njihej si Bordura e Hotel Dajtit kur ajo ishte 15 vjeç dhe unë student i vitit të parë. Më bënë shumë përshtypje sytë. Që nga ajo kohë e humba dhe e ritakova pas më shumë se 11 vitesh. Sërish rastësisht”, ka treguar ai.

Sot çifti është prindër i dy vajzave, që ndryshe nga e ëma janë më vizive në rrjetet sociale. Blendi Fevziu ka folur më shumë për marrëdhënien e tij me dy vajzat, Mishel dhe Alis. Me Mishelën, Blendi ka udhëtuar më shumë dhe tregoi një rast kur e bija kuptoi që këto udhëtime i kanë vlejtur goxha. “Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia.

Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje, njëherë kur ishe e vogël, më kërkoi t’i blija diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente. Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet.

I thashë, shiko, kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë. Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ia vlejti”, tregoi Fevziu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al