18 Qershor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Erla Mëhilli “tradhton” Berishën, shfaqet krah Ramës


Për shumë vite më radhë e kemi parë në krah të Berishës, si këshilltare të tijën dhe njeri të afërt të familjes. Ndaj kur pamë Erla Mëhillin në krah të Edi Ramës u çuditëm jo pak. Ajo ishte e ftuar në festën e organizuar nga PS dhe nuk kishte sesi të mungonte edhe fotoja me liderin e partisë.

E veshur me të kuqe dhe krah Ramës, në mënyrë figurative do ta quanim një ‘tradhti’ ndaj ish-shefit të saj të selisë blu. Megjithatë, Erla ishte e ftuar si moderatore politike në këtë event, ndaj edhe prania e saj bashkë me disa zëra të tjerë të fortë opozitar nuk është parë me dyshim nga të pranishmit, por është parë me sy tjetër nga mediat që duhet thënë kanë publikuar fotot e Erlës përkrah Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al