1 Tetor, 2019

FOTOT nga paparazzi/ Erjon Braçe i hutuar pas tërmetit, nuk i flet Paskal Milos


Tërmeti i një jave më parë i tronditi të gjithë dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as njerëzit e pushtetit. Atyre iu duhej të menaxhonin jo vetëm situatën në familjet e tyre, por edhe atë të vendit.

Paparazzi ynë fotografoi pak orë pas tërmetit zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, i cili po fliste me deputeten Blerina Gjylameti. Pa dyshim që të gjithë ishin si të hutuar nga kjo surprizë e keqe e natyrës.

Mesa duket, kryetari i PDS-së, Paskal Milo, ishte jashtë bashkë me familjen dhe teksa kaloi në rrugë afër Braçes, nuk u pikas nga ky i fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al