20 Nëntor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Elisa Spiropali është gjithnjë e zënë


Elisa Spiropali nuk mungon thuajse në asnjë seancë të ditës së enjte. Gjithnjë korrekte, e veshur me ngjyra, por zyrtare, ministrja gjen thuajse gjithnjë kohë edhe për të kaluar me mikeshat dhe koleget e saj.

Por, ky nuk ka qenë rasti. Ashtu si shihet edhe në shkrepjet e siguruara nga paparaci ynë, ministrja ka zbritur nga makina, teksa ka qenë në telefonatë. E duket se parakalimi i saj i shkurtër nga oborri i Parlamentit, deri në ambientet e brendshme ka qenë i shkurtër, por shumë i zënë për të. Spiropali ka zgjedhur të mos kalojë kohë si zakonisht në oborr me kolegët, por të nxitojë, duke mos e lëshuar telefonin nga veshi. Me gjasa duhet të ketë qenë një çështje e rëndësishme, që ka rrëmbyer edhe të gjithë vëmendjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al