10 Qershor, 2023

Fotot nga paparazzi/ Edona Bilali ndryshon stil, ministrja me të bardha në Parlament


Nëse do të na duhet ta përshkruanim stilin e saj, do të hasnim në disa vështirësi. Kjo për faktin se ministrja e Sipërmarrjes, ka ndryshuar disa herë stilin e saj, duke ardhur me ndryshime të mëdha. Gjatë shtatzënisë, ajo zgjodhi të vinte në Parlament me fustan të gjerë, duke u shfaqur komode.

Pas lindjes, ajo mbërrinte në Parlament e veshur casual, ku përgjatë gjithë dimri zgjodhi të vinte me “T-shirt” dhe pantallona. Por, me ardhjen e sezonit veror, edhe për Edonën ka ardhur momenti të ndryshojë gardërobën e saj.

Këtë të enjte, ministrja zgjodhi të vinte në seancën plenare me ngjyra të çelëta. Fundin e bardhë me dizajno, ajo kishte zgjedhur ta kombinonte me një xhaketë të bardhë. Duhet thënë se kjo është hera e parë që e shohim kaq të çelur në ngjyra, duke sjellë një tjetër anë të sajën, atë të një vajze me dëshirën për të eksploruar stili të ndryshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al