15 Nëntor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Edi Manushi dhe Bled Mane “rrethojnë” Timo Fllokon, a do ta bindin për ta marrë në emision?


Nuk e dimë nëse ka qenë rastësi apo i planifikuar takimi mes aktorit të madh të teatrit dhe kinematografisë Timo Flloko dhe Edi Manushit e Bledi Manes të programit “E diell”. 

timo flloko

Të fotografuar nga paparazzi i “Panorama Plus”, biseda po bëhet në rrugë në këmbë dhe atmosfera duket mjaft miqësore mes tre personazheve të njohur.

timo flloko edi manushi bledi mane2

Me siguri Manushi dhe Mane nuk kanë humbur rastin për ta ftuar Fllokon në emsion, por nuk e dimë se si ka qenë përgjigja e aktorit.

timo flloko edi manushi bledi mane

Siç e dimë, Timo Flloko nuk është një personazh i lehtë për tu intervistuar. Edhe pse ka një karrierë të gjatë, ai ka dalje të rralla televizive në formën e rrëfimeve apo intervistave. Për ne do të ishte shumë e këndshme dhe e mirëpritur që ta shikonim më shpesh në media.

/Panoramaplus.al

timo flloko edi manushi bledi mane1timo flloko

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al