14 Gusht, 2022

Fotot nga paparazzi/ “Dora e vjetër” e PS-së rri bashkë


Festa është momenti kur bën bashkë miqtë dhe bashkëpunëtorët e afërt. Edhe nëse flasim për politikanë, tabloja është e njëjtë. Edhe në koncertin e organizuar, deputetët, ministra, ish-ministrja kanë zgjedhur të kalojnë kohën krah miqve më të afërt. Nga njëra anë ishin ministret e reja, që e shijuan atmosferën, duke mos u kompleksuar edhe për të kërcyer në shesh.

Nga ana tjetër ishin edhe mikeshat, ato që vite më parë kanë qenë bashkëpunëtore të ngushta. Flasim për Arta Daden dhe Mimi Kodhelin që kanë zgjedhur që minutat e koncertit t’i kalojnë së bashku, duke shijuar veç koncertit edhe një bisedë mes dy mikeshave.

Duke iu përshtatur më shumë moshës, por edhe kohës kur kanë punuar bashkë, dy zonjat sharmante kanë preferuar të mos bëhen pjesë e kërcimeve, por të qëndrojnë disi më të tërhequra. Mimi Kodheli është ndër deputetet që gëzon një miqësi shumë të mirë si me koleget nga PS, ashtu edhe nga pala tjetër.

Në fotot tona, ajo nuk mungon asnjëherë ku me shumë emra zgjedh të kalojë minuta miqësore. Por nëse pranë saj është një mike e vjetër, natyrisht që i merr gjithë vëmendjen dhe kohën e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al