13 Shtator, 2021

Fotot nga paparazzi/ Ditët e fundit të plazhit, ku i kaluan Ledina Çelo, Fatmir Mediu dhe Lei Kraja


Vera po ikën dhe vjeshta tashmë duket se po i zë vendin, por ditë me diell ka akoma. Pikërisht në këtë fund vere, personazhet e njohura po shfrytëzojnë edhe rrezet e fundit të diellit për të kaluar disa ditë në plazh. 

ledina celo lei kraja fatmir mediu

Madje për disa vigjilja e vjeshtës është akoma më e bukur për plazh. Temperaturat nuk janë shumë të larta dhe plazhi nuk është i superpopulluar.

LEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINI8

Sot kemi zgjedhur tri personazhe të plazhit të vonë, ata janë fotografuar fundjavën e kaluar nga paparazzi ynë, që të tre në plazhin e Palasës.

ledina celo palase pushime vajza2

Ledina Çelo, këngëtarja e njohur e cila ka vite tashmë që jeton në Gjermani, këtë verë më së shumti ka pushuar në bregdetin e Jugut të Shqipërisë. E ndërsa jepte një intervistë televizive në Sarandë, këtë herë paparazzi ynë e fotografoi në Palasë.

ledina celo palase pushime vajza1

Ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët po argëtoheshin me makinën e plazhit.

ledina celo palase pushime vajza

Edhe një fëmijë tjetër është argëtuar shumë në plazh fundjavën e kaluar. Bëhet fjalë për mbesën e deputetit dhe kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

fatmir mediu pushime palase mbesa bashkeshortja1

Ai ka hyrë shumë i ri në politikë dhe ja sot, pas kaq vitesh, e shohim edhe si gjysh, duke u argëtuar në plazh me mbesën e tij, së bashku me bashkëshorten.

fatmir mediu pushime palase mbesa bashkeshortja5

Lei Kraja, e bukura e ekranit, si gjithmonë në superformë, çdo gjë në perfeksion në fizikun e saj. Ajo u fotografua në Palasë duke bërë plazh bashkë me disa mikesha të saj.

LEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINI10

Përveç formave fizike dhe portretit të këndshëm, Lei bie në sy dhe bën diferencën me të tjerët gjithashtu edhe për gjatësinë që ka.

/Panoramaplus.al

LEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINI1LEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINILEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINI2LEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINI3LEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINI4LEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINI5LEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINI7LEI KRAJA PLAZH PALASE BIKINI9fatmir mediu pushime palase mbesa bashkeshortjafatmir mediu pushime palase mbesa bashkeshortja2fatmir mediu pushime palase1fatmir mediu pushime palasefatmir mediu pushime palase2fatmir mediu pushime palase mbesa bashkeshortja4fatmir mediu pushime palase mbesa bashkeshortja5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al