17 Shtator, 2019

Fotot nga paparazzi/ Deputetë dhe ministra bëjnë xing me veshjen


Sikur ta kishin bërë me fjalë, në seancën e fundit parlamentare na ra në sy një detaj shumë i veçantë. Ministrja e Financave, Albana Denaj, ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti socialist, Fidel Ylli, kishin pasur të njëjtën ide për veshjen.

Ata erdhën në Parlament me kostume ngjyrë qielli të hapur, që ishin identikë me njëri-tjetrin deri në sfumaturën e ngjyrës, e cila është diçka shumë e rrallë të ndodhë.

Meqenëse koha vijon të jetë e nxehtë, natyrisht që kostumet me ngjyrë të çelët janë një zgjidhje, por kaq të kombinuar dhe kaq të koordinuar, nuk i kishim parë asnjëherë më parë socialistët.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al