22 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ Dash Shehi, i shkujdesur në vapë


Ndonëse pak para kohe, vera ka mbërritur. Për politikanët kjo stinë mund të jetë problematike, pasi shpeshherë veshja zyrtare bëhet e tepërt në temperaturat e larta.

Ndër të parët që e ka ndjerë vapën ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi. Ashtu si shihet edhe në këtë foto, ai jo vetëm që ka hequr xhaketën, por edhe ka kthyer mëngët e këmishës.

I zënë me telefonin në duar, ai e ka mbajtur xhaketën shkujdesur nën sqetull. Natyrisht që për një emër si Dash Shehi kjo pamje është tërësisht normale, duke njohur natyrën e tij sportive.

© Panoramaplus.al