3 Qershor, 2023

Fotot nga paparazzi/ Bora Muzhaqi “detyron” Ina Zhupën për të bërë foto


Kjo e enjte ishte një ditë e ngarkuar për Parlamentin, ku veç aktivitetit normal që zhvillon, pati edhe të ftuar. Deputetët e kaluan kohën mes të ftuarve, duke pasur mundësi të shkëmbenin edhe disa biseda miqësore mes tyre.

Por si gjithmonë, këto të enjte janë një mundësi e mirë për të shpenzuar kohë edhe me miqtë e kolegët. Ministrja e Rinisë, pas kolegeve të saj të Partisë Socialiste, pak kohë i ka dedikuar dhe mikeshës nga Partia Demokratike, Ina Zhupa. Pasi dy zonjat e politikës kanë biseduar për pak minuta, ministrja e ka ftuar kolegen “rivale” t’i bashkëngjitet grupit për një fotografi.

Nga gjestikulacioni i shprehur në imazhin e Muzhaqit, duket se Hupa fillimisht ka kundërshtuar, por ka qenë Bora, ajo që me këmbënguljen e saj e ka bindur t’i bashkëngjitet për foto dhe një bisedë që ka vijuar edhe më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al