24 Janar, 2022

Fotot nga paparazzi/ Blerina Gjylameti e fillon vitin e ri me një ndryshim të pazakontë, deputetja socialiste vendos të …


Kemi krahasuar dy foto të deputetes socialiste Blerina Gjylameti, atë të seancës së fundit parlamentare për vitin që lamë pas dhe atë të seancës së parë për këtë vit.

blerina gjylameti (2)

Ndryshimi është i dukshëm, madje është një nga ato ndryshime që zonjat dhe zonjushat e bëjnë për t’u dukur që është i tillë dhe bëhet fjalë për zgjatjen e flokëve me extention.

Nëse do ta kishte bërë ndonjë personazh nga bota e showbizit, do të dukej shumë normale, por ndër zonjat e politikës, nuk na ka rënë në sy ndonjëherë një ndryshim si ky.

Blerina Gjylameti1

Krehjet apo ngjyrat e ndryshme, janë normale, por Gjylameti ka preferuar flokë më të gjatë dhe të verdhë. Natyrisht që duket shumë bukur sepse ajo është një zonjë mjaft e hijshme, por se si duket më bukur, para apo pas shtesave të flokëve, po e lëmë në dorë të lexuesve ta vendosin.

Blerina Gjylameti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al