7 Janar, 2023

Fotot nga paparazzi/ Artistët e rinj zgjedhin njëri-tjetrin, Isli dhe Gjergji diskutojnë për projektet në kafe


Shpesh herë na ndodh që në lokalet e Bllokut të shikojmë artistë të rinj, të cilët shfaqen nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Po flasim për Lind Islamin dhe Gjergj Kaçinarin, të cilët janë fotografuar nga paparazzi i “Panorama Plus” duke biseduar së bashku.

Teksa pinë kafen në ambientet e jashtme të lokalit duke shfrytëzuar kështu kohën me diell që ka ‘pushtuar’ Tiranën këto ditë, Lindi shihet duke konsumuar një byrek teksa diskuton me Gjergjin. Nuk përjashtohet mundësia që dy këngëtarët të jenë duke diskutuar për ndonjë projekt muzikor.

Gjergj Kaçinari, i cili është dhe djali i kantautorit të madh Alfred Kaçniari, mori pjesë në Festivalin e Këngës me këngën “Dje”, ku konkurroi dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.

Ndërsa Lindi dhe partnerja e tij, Venera Lumani, kanë qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe në heshtje kanë shijuar dashurinë e tyre.

Herë pas here ata kanë bërë dhe publikun pjesë të kësaj dashurie me këngë, që kryesisht na kanë treguar sa e bukur është dashuria e sa të bekuar janë ata që e përjetojnë. Venera dhe Lindi janë prej vitesh ndër çiftet më simpatike të showbizit shqiptar.

Çifti u njoh në spektaklin e talenteve “The Voice of Albania” dhe tani është një prej çifteve më të kërkuara nga lokalet e muzikës live në Shqipëri. Venera është 1 vit më e madhe se Lindi dhe ata ia kanë dalë të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme që vijon akoma sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al