14 Gusht, 2022

Fotot nga paparazzi/ Arta Dade i mungon politikës, por jo eventeve


U bë kohë që i është larguar politikës, por jo jetës sociale të Tiranës. Dikur një nga emrat më të rëndësishëm në selinë e Partisë Demokratike, sot zonja e hijshme zgjedh të jetojë jetën me elitën e kryeqytetit duke mos munguar në asnjë event.

Pak muaj më parë, Arta Dade ishte në fokusin e paparacit tonë, teksa shfaqej në sfilatë mode, e veshur krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë. E veshur disi më ekstravagante, ish-ministrja ia lejonte vetes një dekolte disi më të hapur.

Por ndryshe është ‘code-dress’ kur i duhet të jetë prezentë në aktivitete të rëndësishme. Me gjithë sharmin që e karakterizon, Arta është shfaqur me një kostum të zi dhe taka. Aksesorët ia plotësonin më së miri pamjen e saj, duke vijuar të mbetet një ndër femrat më sharmante në politikën tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al