15 Maj, 2022

Fotot nga paparazzi/ “Armiq” në politikë, por “off-records” shtrëngojnë duart


Nuk përbëjnë më lajm deputetët nga kampet kundërshtare që në oborrin e Parlamenti tregojnë respekt mes njëri tjetrit. Pas çdo beteje politike, duket se politikanët tanë gjejnë gjuhën e përbashkët kur janë përballë njëri-tjetrit.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku deputetët jo vetëm që përshëndeten, por i japin dhe dorën njëri-tjetrit. Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj u shfaq miqësore në ambientet e Kryesisë së Kuvendit me deputetin e Gjirokastrës, Tritan Shehu.

Dy ligjvënësit kanë shkëmbyer duart dhe kanë qëndruar për disa minuta në bisedë. Duket krahas mosdakortësisë në politikë, në të përditshmen e tyre, ata gjejnë gjuhën për të përshëndetur dhe për të qëndruar gjatë me njëri-tjetrin.

Një tjetër dyshe që u fotografuar nga paparaci ynë duke shtrënguar duart kanë qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ferndinad Xhaferaj dhe deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj.

Pas pamjes si dy armiq, dy politikanët janë dy miq të mirë, që ia kushtojnë disa minuta bisede, ndonëse angazhimi i tyre politik ka përfunduar. Me gjasa beteja zhvillohet vetëm në sytë e opinionit publik, pasi kur kamerat fiket, fillimisht ligjvënësit janë miq të mirë, e më pas kundërshtarë. Një shembull pozitiv ky për politikën tonë, që shpesh ka vuajtur nga ndasitë e politikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al