29 Nëntor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Alfred Rrushaj shfaqet me një makinë shumë të veçantë në Parlament


Nëse do të shihnim këtë makinë në një rrugë të Tiranës, gjëja e parë që do të na shkronte në mendje, do të ishte që i zoti i saj mund të jetë një tip shumë sportiv, që pëlqen turizmin e aventurës, mundësisht edhe në rrugë te pashtruara, në eksplorim të natyrës dhe zonave më të thella. 

alfred rushaj kuvend makine

Mirëpo nga kjo makinë, para derës së Parlamentit, doli një zotëri me kollare e kostum, i cili është Alfred Rrushaj, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Zoti Rrushaj ka shërbyer për shumë vite në zyra shteti, kryesisht kur në pushtet ka qenë e djathta, ndërkohë që për herë të parë merr një mandat deputeti. Gjithsesi, interesante zgjedhja e tipit të makinës nga ana e tij, përballë “Benz”-ave të zinj të kolegëve.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al