9 Maj, 2021

Fotot nga paparazi/ Xhafaj urohet nga kolegët, Bushati në kafe me deputete zonja


Dy nga lajmet më interesante që prodhuan zgjedhjet e 25 prillit për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, ishin lënia jashtë Parlamentit e Ervin Bushatit, kryetar i PS për Tiranën dhe fitorja e Fatmir Xhafajt me vota preferenciale, edhe pse ishte renditur në zonën e humbjes në listë.

Në ditët e rikthimit në Parlament, vihet re që zoti Bushati është në kafe me disa kolege deputete, ndërkohë zoti Xhafaj duket i gëzuar dhe po urohet nga kolegët e tij, Mirela Kumbaro dhe Blendi Klosi, që të dy gjithashtu fitues në zonat e tyre elektorale.

Zoti Bushati nuk e ka fshehur keqardhjen e tij për faktin që nuk arriti të zgjidhej deputet. Ai ka thënë në prononcimet në media se nuk ka bërë fushatë personale, por vetëm për partinë e tij.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al