20 Qershor, 2021

Fotot nga paparazi/ Veshjet e bardha “dekonspirojnë” format e deputeteve


Tani që stina e verës ka filluar seriozisht me temperatura të larta, nevoja për rroba të lehta dhe me ngjyra sa më të çelëta, duket edhe te mënyra se si vishen disa nga deputetet.

Nga fotot që ka sjellë paparazzi i “Panorama plus”, të bëra dy ditë më parë, bie në sy veshja e zonjës Rudina Hajdari. Ajo sapo ka dalë nga Parlamenti ka hequr një xhaketë të lehtë, poshtë së cilës kishte një kanatariere.

Dhe natyrisht me një veshje si kjo, komplet verore, nuk duket se ka qenë në punë deri atëherë. Ndërkohë, deputetja Ediola Braho ka zgjedhur të bardhën për të shkuar në Parlament, por në ndryshim nga Rudina, ajo ka preferuar pantallona dhe këmishë.

Zonja Braho duket gjithashtu shumë e përkushtuar pas veshjes, të cilën e rregullon me duar herë pas here. Por pantallonat e bardha, përveçse i sigurojnë komoditetin gjatë ditës, i nxjerrin gjithashtu në pah edhe format fizike femrërore.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al