20 Korrik, 2020

Fotot nga paparazi/ Veshja e preferuar e Arben Ahmetajt jashtë pune

 Nuk diskutohet që në Parlament nuk mund të shkohet pa kostum dhe këmishë.

Ka raste që disa deputetë mund të përdorin edhe xhinse apo pantallona doku, por këmisha dhe xhaketa janë të domosdoshme, por jashtë saj me siguri secili prej tyre tenton të zgjedhë veshjet më komode dhe sportive.

Ministri Arben Ahmetaj është njëri prej tyre. Ai është fotografuar fundjavën e kaluar nga paparazzi ynë në një nga baret e qendrës së Tiranës.

I veshur me xhinse, bluzë pambuku të kuqe dhe në shoqërinë e miqve, as që kuptohej se është një nga ministrat e qeverisë Rama, por dukej si një qytetar i thjeshtë.

/Panoramaplus.al