20 Korrik, 2020

Fotot nga paparazi/ Ujë dhe dhallë me shumicë për të freskuar Paulin Stërkajn dhe Myslim Murrizin

Ata janë deputetë të forcave të ndryshme politike. Bëjnë beteja të forta idesh në sallën e Parlamentit dhe nuk bien dakord pothuajse për asgjë, por kur vjen puna për tavolinat e lokalave, aty me sa duket janë të gjithë në të njëjtën mendje.

Kështu duket se ka ndodhur me deputetin e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, dhe atë të Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj.

Dy deputetët janë fotografuar nga paparazzi ynë dy ditë më prë, në një bar afër godinës së Parlamentit.

Dy zotërinjtë kishin porositur disa shishe uji dhe dhallë, me shpresë për të shuar sadopak sikletin e vapës së korrikut.

/Panoramaplus.al