18 Tetor, 2020

Fotot nga paparazi/ Sikur të ishte 8 Marsi, deputetet bëjnë lëmsh lokalin duke …

Në një ditë kur zhvillohet seanca parlamentare, është një pamje mëse e zakonshme që në baret përreth Parlamentit të gjesh deputetë që po pijnë diçka dhe bëjnë një pushim të shkurtër.

Por ka një zakon tipik femër, i cili me sa duket, gjen zbatim të gjerë edhe te zonjat deputete. Ai është ulja në lokale, si një grup i stërmadh.

Siç e shikoni edhe në foto, kamarieri mezi ia ka dalë që të bashkojë disa tavolina bashkë që të bëjë të mundur të uleshin aty një grup i mirë zonjash.

Meqë nuk është 8 Marsi, dita kur gratë e kanë të ligjëruar që të harbohen në tavolina masive festash, me siguri ndonjëra nga zonjat do të ketë pasur ndonjë arsye për të festuar, mbase ndonjë ditëlindje.

/Panoramaplus.al