7 Dhjetor, 2020

Fotot nga paparazi/ Shiu i bën ministrat të harrojnë distancimin fizik, krah për krah nën një çadër


Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me gjithë atë personel që është punësuar për të ndihmuar ministrat në punët e tyre, por këtë herë në Parlament katër ministra janë shfaqur kështu siç i shikoni në foto.

Asnjë truprojë apo shofer nuk ishte aty për t’i ndihmuar në këtë kohë me shi. Ata janë bërë truproja të njëri-tjetrit dhe janë futur nga dy vetë nën një çadër.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka bërë xhentëllmenin me ministren e Kulturës, Elva Margariti, duke i mbajtur çadrën.

Por të njëjtën gjë kanë bërë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka mbajtur çadrën duke ftuar edhe ministren e Transportit, Belinda Balluku.

E kemi thënë gjithmonë se ka një miqësi mjaft të spikatur mes deputetësh dhe minsitrash socialistë dhe janë edhe këto momente.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al