31 Janar, 2021

Fotot nga paparazi/ Robert Berisha dhe Fifi fotografohen së bashku në baret e Tiranës

Me sa duket, miqësia mes Robert Berishës dhe Fifit është shumë e fortë. Roberti, i cili ka qenë këto ditë në Tiranë, është parë duke pirë kafe me Fifin në një nga baret e kryeqytetit.

Që të dy nga Kosova, por Fifi jeton prej vitesh në Tiranë, me sa duket nuk lënë rast pa u takuar, sa herë që gjenden në të njëjtin qytet.

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, me këngën “Ajo nuk është unë”, arriti që të kualifikohet në finalen e Festivalit të 58-të të Këngës. Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi.

Kjo e fundit, pas perfromances së Robertit, përmes një postimi në “Instagram”, e ka uruar Robertin, teksa ka thënë se nuk mundet askush të thotë që Roberti nuk di të këndojë live. “Besoj që mo smuni me thonë që Roberti sdin me knu live”, ka shkruar Fifi.

/Panoramaplus.al