1 Nëntor, 2020

Fotot nga paparazi/ Rishfaqet Flamur Noka, me veshje sportive dhe makinë luksoze


Ish-ministri i Brendshëm i kabinetit të Berishës dhe ishdeputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është fotografuar këto ditë nga paparazzi i “Panorama plus”.

Tani që ka hequr dorë nga mandati i deputetit, Noka nuk ka nevojë të vishet me kollare dhe kostum në përditshmërinë e tij.

Ai është parë i veshur me rroba sportive të thjeshta. Por nga një gjë nuk ka hequr dorë: pasioni për makinat e shtrenjta.

Ish-deputeti zbriti nga një makinë model i viteve të fundit. Gjithmonë Noka ka rënë në sy si një njeri i apasionuar pas luksit të makinave.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al