24 Maj, 2020

Fotot nga paparazi/ Rajmonda Bulku pjesë e protestës për Teatrin, në superformë


Nuk është habi fakti që aktorja e famshme e teatrit dhe kinemasë, Rajmonda Bulku, u pa në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ajo është shprehur gjithmonë kundër shembjes. Përveç kësaj, aktorja e njohur njihet si një zë opozitar ndaj pushtetit aktual, prandaj nuk kishte si të mungonte në një protestë, ku pjesë e saj ishtë bërë edhe opozita.

Nëse e mbani mend, zonja Bulku ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Grupin e Partisë Demokratike. Në foton e shkrepur nga paparazzi ynë, ne patëm mundësi ta shohim aktoren e famshme se si duket këto kohë, që nuk është pjesë e aktiviteteve publike.

Në fakt, ishte një surprizë e këndshme, pasi Rajmonda, e cila ka spikatur vazhdimisht për sharmin e saj, vijon të jetë në superformë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al