12 Shtator, 2020

Fotot nga paparazi/ Politikanët shqiptarë mund të heqin dorë nga çdo gjë, por kurrsesi nga luksi! Shikoni makinën e ministrit Lleshaj


Mund të thonë që nuk është makinë personale, por e punës; mund të thonë që e kanë të tyren, por e kanë blerë me kredi etj…

Të gjitha opsionet qëndrojnë, por ama ka një të vërtetë: Politikanët shqiptarë nuk jetojnë dot pa luksin, të cilin e shfaqin në çdo gjë që veshin, në markat e makinave, stilin e jetës etj.

Këtë të hënë, në Parlament u shfaq ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me një makinë superluksoze, e cila ra në sy menjëherë.

Model i viteve të fundit, si një yll sporti apo kinemaje, ministri Lleshaj i la të gjithë pa fjalë kur zbriti nga kjo makinë.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al