18 Tetor, 2020

Fotot nga paparazi/ Policia u bën “surprizë” deputetëve, i pret para derës së Parlamentit, ja dy deputetët që morën gjoba

Me sa duket, aksioni i Policisë së Shtetit për të vënë në zbatim urdhrin e vendosjes me detyrim të maskës, është marrë shumë seriozisht dhe mbi të gjitha nuk ka kursyer askënd.

Këtë të enjtë, para Parlamentit, paparazzi ynë ka kapur dy momente. Në fillim, policia ndaloi deputetin Kujtim Gjuzi, i cili ishte veshur me shije, por kishte harruar të vendoste maskën.

Atij iu vu në dispozicion urdhri me shkrim, ndërkohë që nuk e dimë nëse iu vu gjobë apo iu dha një paralajmërim.

Të njëjtin fat pati edhe deputeti Alban Zeneli, i cili më pas e vuri maskën, por edhe ai u përball me një grup efektivësh policie.

/Panoramaplus.al