13 Korrik, 2019

Fotot nga paparazi/ Pas divorcit, Herion Mustafaraj për herë të parë i shoqëruar në publik


Tashmë ka hyrë në moshën e mesme dhe në jetën mes Tiranës dhe SHBA-ve ka pas krahëve shumë role dhe një divorc.

herion1

I ftuar në mbrëmjen gala në Tiranë të ndarjes së çmimeve “Kult”, Herion Mustafaraj dëshmoi se nuk është vetëm.

Mjaft i lumtur dhe në formë, ai u fotografua në krah të një zonje simpatike.

herion

Nuk dihet marrëdhënia me të, por kujtojmë që në “Top Channel” ai foli në një intervistë për të dashurën e re.

Aktori që u bë i famshëm që fëmijë me rolin kryesor në filmin “Beni ecën vetë”, tashmë e zhvillon karrierën mes SHBA-ve dhe Tiranës. /Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al