10 Maj, 2021

Fotot nga paparazi/ Nuk ia dolën të jenë deputetë, ja kush po i shijon ditët e fundit


Selami Jenisheri dhe Kujtim Gjuzi hynë në Parlament në një mënyrë disi aksidentale, pasi grupi i Partisë Demokratike në Parlament la mandatet.

Por kësaj here nuk ia dolën që me partitë e tyre të siguronin qoftë edhe një mandat për kryetarin, pra, për vete. Ndërkohë, deputeti socialist, Fate Velaj, nuk do të jetë më deputet në Parlament.

Ai nuk ka qenë fare në listat e kandidatëve për deputetë. Ditët e fundit në Parlament, ai spikat si gjithmonë për veshjet e tij disi ndryshe nga kolegët dhe me plot ngjyra.

Mimi Kodheli është fotografuar në shoqërinë e Elisa Spiropalit, por nëse kjo e fundit është përsëri deputete, zonja Kodheli me një karrierë më të gjatë në politikë, nuk ia doli kësaj here ta fitojë një mandat.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al