29 Nëntor, 2020

Fotot nga paparazi/ Myslym Murrizi nuk përmbahet, përqafon të gjitha koleget që takon në oborr të Parlamentit


Në këtë kohë pandemie, një nga gjërat e ndaluara është edhe distanca fizike, si një nga mënyrat për të parandaluar infektimin me Covid-19.

 

Në përgjithësi, deputetët janë të kujdesshëm në këtë drejtim. Kjo edhe për arsye se shumica prej tyre kanë deklaruar se janë infektuar me Covid, duke treguar kështu se askush nuk është imun ndaj virusit.

Por njëri nga deputetët, Myslym Murrizi, duket se nuk do t’ia dijë për këto masa. Ai është fotografuar nga paparazzi ynë në më shumë se një moment duke mos respektuar distancën fizike, madje edhe duke përqafuar koleget e tij deputete.

Siç e shikoni edhe në këto foto, takimet e Murrizit me deputetet zonja janë me përqafime, në disa raste ai i studion nga koka te këmbët, për t’i parë më mirë se si duken e mbase më pas për t’u bërë ndonjë komplimet. Po Murrizi e ka kaluar koronën?

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al