22 Nëntor, 2020

Fotot nga paparazi/ Musa Ulqini frymëzohet nga shefi, shfaqet me kollare me lule


Teksa Kryeministri Edi Rama përflitet për mënyrën e pazakontë në të veshur, për shallvaret, kollaret me ngjyra dhe atletet me kostum, vetë Rama asokohe thoshte se do të më shani, por një ditë do të më imitoni.

Me sa duket, kjo ditë erdhi! Edhe Musa Ulqini, një deputet karriere në PS, i cili për hir të së vërtetës nuk është shquar asnjëherë për tendenca në ndjekjen e modës, këtë të hënë kishte diçka të veçantë në veshje.

Ai kishte vënë një kollare me lule dhe me shumë ngjyra, fiks si Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që disa deputetë filluan të eksperimentojnë atletet me kostumin, ja ku vjen dhe Ulqini me lule në kollare.

Me sa duket, kjo kohë e zymtë pandemie ka bërë që njerëzit ta kërkojnë pranverën në ngjyrat e rrobave.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al