28 Mars, 2021

Fotot nga paparazi/ Miqësia e veçantë e Çiljeta Xhilagës dhe e Ingrid Gjonit, pas kaq vitesh të pandara


Kemi folur vazhdimisht për miqësi speciale mes artistësh, por në një moment të caktuar diçka ka ndodhur dhe miqësia është prishur.

Ndërsa në rastin e Çiljeta Xhilagës dhe Ingrid Gjonit, kjo gjë nuk ka ndodhur. Kanë qenë mikesha të ngushta që në fillimet e karrierës së tyre, madje kanë bërë edhe këngë bashkë.

Rrugëtimin në muzikë e kanë njësoj të suksesshëm, ndërkohë që të dyja tashmë janë bërë nëna.

Por vajzat vijojnë ta ruajnë si të shenjtë miqësinë e tyre dhe herë pas here edhe paparazzi i kap së bashku, si në këto foto të shkrepura pak ditë më parë, në një nga lagjet kryesore të Tiranës.  Vajzat janë të veshura sportive dhe po bëhen gati për t’u ulur në një bar.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al