10 Janar, 2021

Fotot nga paparazi/ Ministri i ri i Brendshëm, pa pretendime në krahasim me Lleshajn, Çuçi me një truprojë


Jemi në seancën e parë parlamentare për vitin 2021. Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është fotografuar teksa po hynte në seancë. Ai shoqërohej nga vetëm një truprojë dhe kjo ka bërë jo pak përshtypje.

Nëse u kthehemi fotove të vjetra, në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, do të shohim një ndryshim të madh me të emëruarin e ri të Ramës.

Ish-ministri Sandër Lleshaj lëvizte gjithmonë me 3-4 truproja dhe kjo ishte një situatë që të binte në sy në ato pak metra që ish-ministri bënte në këmbë.

Nuk e dimë se cila ka qenë arsyeja e gjithë atyre truprojave, ndërkohë që kujtojmë që edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte marrë masa për ruajtjen e tij. Makina që ai përdorte ishte e blinduar.

Ndërkohë, kemi ministrin e ri të Brendshëm, i cili duket se nuk ka ndryshuar asgjë në rutinën e tij edhe në këtë post.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al