29 Nëntor, 2020

Fotot nga paparazi/ Lefter Maliqi nuk beson më te grushti, tani takohet me kolegët me bërryl


Pandemia ka sjellë kujdes të shtuar edhe mes deputetëve gjatë ditëve kur kanë seancë parlamentare.

Paparazzi ynë i ka vëzhguar nga afër për të parë se sa të kujdesshëm tregohen ata, të cilët në fakt duhet të jenë shembull edhe për të tjerët.

Njëri nga deputetët, Lefter Maliqi, me sa duket, ka vendosur të tregohet më i kujdesshëm se zakonisht. Nëse kemi parë se si deputetët takojnë njëri-tjetrin me grushte të mbyllura, kësaj here përshëndetja ka ndryshuar.

Siç e shikoni edhe në foto, Maliqi i ka dhënë bërrylin kolegut të tij Xhemal Qefalia. Në kushte të tjera, ky do të konsiderohej si xhest fyes, por në kohë pandemie, gjithçka justifikohet.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al