6 Shtator, 2020

Fotot nga paparazi/ Kujtim Gjuzi surprizon me pamjen e re, disa kile më shumë dhe i veshur sportiv


Jemi mësuar ta shohim me një veshje të kombinuar me kujdes, nga kollarja te shamia, nga këpucët deri te këllëfi i telefonit.

Veshja e tij kuq e zi ka mbetur në kujtesën tonë, si një uniformë e bërë enkas për të shkuar në Parlament. Deputeti Kujtim Gjuzi, me sa duket nuk ka treguar të njëjtin kujdes për linjat këto kohë.

Fotot e shkrepura nga paparazzi ynë pak ditë më parë e tregojnë Gjuzin me një rritje të dukshme në peshën e tij. Ai ka vënë bark dhe këmisha mezi i mbërthehet.

Por ama ka bërë diçka tjetër, ka ndryshuar stilin e veshjes, duke u shfaqur komplet sportiv, meqë edhe ditët e verës ta mundësojnë këtë gjë. Nuk e dimë se si do të jetë performanca e tij në Parlament këtë sezon, gjithashtu edhe paraqitjet e tij në programe të ndryshme.

Siç e dimë, Gjuzi nuk ka ngurruar për t’u bërë pjesë e debateve të nxehta politike, paçka se nuk ka shumë eksperiencë në këtë fushë. Ai ka qenë prezent edhe në emisione me tema të tjera përveç politikës, si p.sh. në emisione ku flitet për futboll, dashurinë etj.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al