28 Shtator, 2020

Fotot nga paparazi/ Koleget lënë të laget në shi Ministren e Shëndetësisë

Pandemia e Covid-19 e cila ka mbërthyer prej muajsh gjithë botën si dhe ka rritur fluksin e angazhimit dhe të punëve në Ministrinë së Shëndetësisë dhe Ministres Ogerta Manastirliu.

Në një nga intervistat e Kryeministrit Rama, ai rrëfente se nuk e ka idenë se kur fle Ogerta, pasi në çdo orë që e telefonon, ajo është zgjuar dhe në krye të punëve.

Dhe një sakrificë e tillë, padyshim që të rrit simpatinë për zonjën në krye të kësaj ministrie. Por duhet të rrisë edhe pak kujdesin e kolegeve për të. Por nga kjo foto, nuk na krijohet një ide e tillë.

Dy koleget e ministres, teksa kanë dalë nga seanca parlamentare këtë të enjtë, janë sistemuar mirë poshtë çadrave të tyre, pasi binte shumë shi, por nuk e kanë patur fare problem të lënë Ogertën në shi, madje nuk është parë të vrapojë me çadër ndonjë truprojë i saj për të mos e lënë që të laget.

Në këto kohë, të ftohesh nga qëndrimi në shi, është shumë më serioz se dikur, sepse ftohja ul imunitetitn dhe rënia e imunitetit rrit premisat për tu infektuar me Covid.

/Panoramaplus.al