4 Prill, 2021

Fotot nga paparazi/ Jona Spahiu duket kaq ndryshe me veshje sportive


Jona Spahiu, një nga prezantueset më simpatike të ekranit, i është rikthyer atij, pasi bëri një pauzë për shkak të lindjes së djalit të saj.

Ajo tashmë shfaqet çdo të dielë në ekranin e “ABC”-së si moderatore e spektaklit të humorit, “Kosherja”. Jona e drejton këtë spektakël së bashku me aktorin e humorit, Bes Kallaku.

E ftuar në një emision televiz, ajo rrëfeu se si e priti ftesën për këtë angazhim të ri: “Unë jam shumë entuziaste, jam shumë natyrë pasionante. Në moment që ndodhem, i përkushtohem shumë diçkaje që bëj. Isha me Frenklin kur e morëm vesh. Është shumë natyrë suportuese, ai vjen po ashtu nga televizioni. Jemi njohur në televizion, në ‘Dixhitalb’. Ai ishte komentator. Edhe këtë herë më tha: ‘Do ta bësh mi, pse s’do ta bësh’. Frenkli është natyrë shumë me humor, ai është gjithmonë qendra e tavolinës”.

Më tej, Jona foli edhe për raportet me aktorin Bes Kallaku, i cili tani do të jetë edhe moderator në krah të saj.

“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëtin televizion. Kemi raporte shumë të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njeri shumë pozitiv”, u shpreh ajo.

Jona është fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi ynë me një veshje sportive dhe duhet thënë se dukej shumë ndryshe nga ekrani.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al