13 Shtator, 2020

Fotot nga paparazi/ Ilir Beqja vijon të shijojë atmosferën e pushimeve, me pantallona të shkurtra në rrugët e Tiranës


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, është fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi ynë në rrugët e Tiranës.

Ai po ecte në këmbë dhe të binte në sy veshja tejet verore. Ish-ministri ka preferuar të vishet komod, një bluzë pambuku dhe pantallona të shkurtra.

Ndërkohë, këtë të hënë rinisi punimet Parlamenti dhe deputetët duhet të jenë të veshur të gjithë me kostume dhe kollare, veshje pak e sikletshme në temperaturat aktuale, që janë akoma mjaft të larta.

Të paktën në ditët e tjera, deputetët me siguri shfrytëzojnë rastin që të vishen sa më komod, për të përballuar verën që po zgjat pa fund.

Përfundimisht, tashmë ka rënë shprehja “iku vapa me gushtin” sepse nuk po ikën as në shtator.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al