28 Shtator, 2021

Fotot nga paparazi/ Ema Andrea do futet në “Big Brother Vip”? Arbana Osmani kapet “mat” me aktoren


Ndërkohë që na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e “Big Brother Vip”, tashmë “Panorama plus” si dhe media të tjera kanë bërë publike shumë emra personazhesh të njohur, të cilët me shumë gjasa do të jenë pjesë e formatit të famshëm. 

arbana osmani ema andrea

“Big Brother” rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e “Top Channel”, por këtë herë si kurrë më parë. Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.

ema andrea arbana osmani

Së fundi është lakuar edhe emri i aktores së njohur Ema Andrea si pjesë e programit, ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, paparazzi ynë e ka fotografuar moderatoren Arbana Osmani, teksa është takuar me Andrean.

ema andrea arbana osmani1

Mes personazheve të përzgjedhur mund të jenë gjithashtu këngëtarja Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo dhe Robert Berisha. Më parë, në rrjet janë përfolur edhe emra të tjerë.

ema andrea arbana osmani2

“Panorama Plus” shkruan se përveç këngëtares Sheila Haxhiraj, pjesëmarrës do të ishte aktori i humorit, Romeo Veshaj, Semi Japupaj, Valbona Mema e Hygerta Sako.

ema andrea arbana osmani3

Në 1 tetor nis transmetimi i këtij edicioni. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit do të jetë 100 mijë euro.

/Panoramaplus.al

ema andrea arbana osmani5ema andrea arbana osmani4arbana osmani1arbana osmaniarbana osmani2arbana osmani3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al