31 Tetor, 2020

Fotot nga paparazi/ Deputetja e qytetit më të varfër nuk ia kursen luksin vetes, shkon në Parlament me çantë 2000 euro


Aurora Mara është një ndër deputetet e reja të Kuvendit, dalë nga listat e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, pasi partia e saj bashkë me PD-në zgjodhi të djegë mandatet e të dalë jashtë jetës parlamentare.

Ajo pohoi në media asokohe se është në Parlament për të përfaqësuar popullin e Matit dhe për të çuar aty zërin e tyre.

Por ndërkohë që këto dy vite nuk ka pasur ndonjë aktivitet të dukshëm në Parlament, zonja Mara ka rënë në sy me çantat e saj, si kjo me të cilën erdhi këtë të enjte në Parlament, e cila kushton rreth 2000 euro.

Nuk e dimë nëse populli i Matit e di se çfarë është një çantë “Saint Laurent”, dhe mbi të gjitha, a ka informacion për çmimin?!

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al