20 Shtator, 2020

Fotot nga paparazi/ Deputetët jetojnë si në një ditë normale, në bare ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa asnjë maskë


Në fakt, duhet të ishin ata të parët që të jepnin shembullin personal se si duhet të mbrohemi në këtë situatë pandemie, e cila për hir të së vërtetës, vijon të frikësojë akoma.

Numri i lartë i të infektuarve çdo ditë dhe më së shumti në Tiranë, bën që asnjëri nga ne të mos e neglizhojë kujdesin për të parandaluar përhapjen e virusit.

Për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, me sa duket këto masa nuk janë aspak të nevojshme.

Paparazzi ynë i ka fotografuar pak ditë më parë disa prej tyre në një nga baret e Tiranës. Në pushimin e seancës, ata janë ulur ngjitur me njëri-tjetrin, pa maska dhe rrinë si në një situatë normale.

Por ne dimë se korona nuk i ka kursyer as ata. Disa nga kolegët e tyre kanë treguar vetë eksperiencën e vështirë që kanë pasur në luftën kundër koronës, e cila është e vështirë dhe zgjat disa javë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al