29 Mars, 2021

Fotot nga paparazi/ Damian Gjiknuri, gati për fushatë edhe me përgatitje fizike


Ishte gati e pamundur të identifikoje se kush fshihej pas asaj veshjeje sporti dhe kapuçi në kokë.

Paparazzi ynë fotografoi deputetin socialist dhe ish-ministrin e Ramës, Damian Gjiknurin, diku në zonën e Tiranës së Re, teksa kthehej nga vrapi te liqeni.

Tashmë, të gjithë kolegët e tij kanë ndezur motorët për të dhënë maksimumin në këtë fushatë, por m esa duket Gjiknuri ka vendosur të bëjë më tepër se kaq. Krahas përgatitjes psikologjike dhe politike, ai po bën edhe një përgatitje fizike.

Nuk e dimë nëse Gjiknuri është një vrapues i rregullt apo koha e pandemisë, e cila ka kufizuar lëvizjet, e ka detyruar të stërvitet në natyrë.

Gjiknuri njihet për natyrën e tij të qetë, si në kohën kur ishte ministër, por dhe tani. Të shohim çfarë rezultatesh do të marrë në këto zgjedhje.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al