7 Nëntor, 2020

Fotot nga paparazi/ Çanta firmato deri në 3000 dollarë, deputetet që sfidojnë varfërinë me luksin e tyre


Vazhdon në mënyrë të ethshme gara parlamentare mes zonjave deputete, me temë “Kush e ka çantën më të shtrenjtë!”.

Herën e kaluar shkruam për deputeten Aurora Mara, e cila kishte zgjedhur një çantë “Saint Laurent” me vlerë rreth 2000 dollarë.

Por mesa duket ky fakt ka xhelozuar koleget e saj, të cilat janë kundërpërgjigjur në mënyrë të rrufeshme këtë të enjtë, teksa kanë shkuar në seancën e radhës.

Majlinda Halilaj, deputetja e cila u bë e famshme për fjalimin e saj për koorporatat, kësaj here ka zgjedhur të tërheqë vemendjen me çantën e saj.

Ajo është parë me një çantë “Chanel”, e cila gjithmonë nëse është origjinale, ka një çmim që fillon nga 3000 dollarë deri në 5000 dollarë.

Zonja Halilaj bie vazhdimisht në sy për pasionin që ka për t’u veshur. Por tashmë ajo ka vendosur të bjerë në sy edhe me marka.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe kolegia e saj, Ediola Braha, nga Përmeti. Ajo ka zgjedhur të njëjtën çantë si kolegia e saj, Aurora Mara, një “Saint Laurent” me vlerë rreth 2000 dollarë.

Dy deputetet shihen vazhdimisht bashkë dhe me siguri kanë edhe shije të njëtja për veshjet dhe aksesorët.

Ajo që na bën përshtypje, është fakti se deputetet që nuk e kanë problem ta përshfaqin luksin kur shkojnë në punë, janë ato që morën mandatet e lëna nga kolegët e tyre në vitin 2017.

Ndërkohë, zonjat që kanë më shumë jetë parlamentare janë më të kujdesshme në këtë aspekt. Gjithçka është çështje strategjie dhe përvoje, me një fjalë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al