22 Nëntor, 2020

Fotot nga paparazi/ Blerina Gjylameti nuk mungon në punë, edhe pse kaloi koronën dhe është shtatzanë


Pak ditë më parë, deputetja Blerina Gjylameti konfirmoi se kishte arritur të fitonte betejën me Covid-19 dhe se foshnja që po pret ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një televizion, deputetja tregoi simptomat që ka pasur dhe se si arriti të kuptonte se ishte prekur nga virusi.

“Shpeshherë besoj se shumë të tjerë e ngatërrojnë nëse janë simptoma që kanë të bëjmë me virusin apo të stinës sepse faktikisht kanë pasur disa probleme me fytin në fillim dhe një temperaturë të lehtë. Këto ngatërrohen me gripërat e stinës dhe nuk di se kujt duhet t’ia vendosësh. Më pas, duke u këshilluar me mjekët si dhe nga informacionet që kisha, dyshova se isha infektuar ndaj dhe bëra dhe testin.

Më pas kisha disa simptoma pak më të vështira se ç’mund të quheshin në fillim, kisha vështirësi me frymëmarrjen por të gjitha gratë që kanë kaluar një shtatzani e dinë që frymëmarrja vështirësohet. Më pas ishte një formë shumë e lehtë e të prekurit të mushkërisë duke e krahasuar me ata që dëgjojmë për të tjerët. Besoj se kam qenë te format e lehta dhe jo shumë të vështira,”- tha Gjylameti.

Ajo ishte edhe këtë të hënë në punë dhe në formë shumë të mirë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al