28 Shkurt, 2021

Fotot nga paparazi/ Blerina Gjylameti, në superformë pas lindjes së djalit


Gjylameti u bë nënë për herë të dytë rreth dy muaj më parë, duke sjellë në jetë djalin e saj, Kronin.

Deputetja e PS-së publikoi një foto duke mbajtur dorën e djalit dhe shkroi: “Një tjetër rreze drite ndriçoi mendjet e ngrohu zemrat tona! Mirë se erdhe Kron”.

Blerina Gjylameti është edhe nënë e një djali 10- vjeçar. Ishte paparazi i “Panoramaplus.al”, ai që zbuloi rreth katër muaj më parë lajmin se Blerina Gjylameti ishte shtatzënë.

Në fotot e shkrepura nga paparazzi ynë para Parlamentit, ishte më se e dukshme që Blerina Gjylameti ishte në pritje të ëmbël pasi dukej qartazi barku i rrumbullakosur. Megjithatë, gjatë gjithë shtatzanisë, deputetja ka qenë në superformë dhe vazhdimisht në punë.

Madje, ajo kaloi edhe Covid gjatë shtatzanisë, por gjithçka shkoi mirë. Pak ditë më parë, paparazzi ynë fotografoi zonjën Gjylameti në oborrin e Parlamentit.

Tashmë ajo është rikthyer në format e mëparshme ku nuk mungojnë edhe takat super të larta, pasioni i zonjës Gjylameti.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al