20 Korrik, 2020

Fotot nga paparazi/ Blerina Gjylameti heq dorë nga kostumet luksoze, në Parlament me veshje vere pambuku

Blerina Gjylameti është një nga deputetet që vishet më me shije. Natyrisht, për t’u dukur bukur i vijnë në ndihmë edhe linjat e saj perfekte.

Blerina ka qenë gjithnjë në formë të shkëlqyer, edhe pse tashmë është bërë nënë. Nuk mund të harrojmë kostumet e saj shumë formale, por që i duken mjaft bukur.

Mirëpo, me veshjen e kësaj të enjteje ajo dukej me të vërtetë si një vajzë shkolle.

Veshje të bardha, pambuku, shumë komode dhe të përshtatshme për këtë stinë… Duhet thënë se Blerina i ka rënë në shenjë veshjes së duhur.

/Panoramaplus.al