12 Shtator, 2020

Fotot nga paparazi/ Blerina Gjylameti dhe Sadri Abazi çmallen pas pushimeve duke rikthyer pozat para Parlamentit


Këtë të hënë rifilloi punimet Parlamenti dhe paparazzi ynë është gjithmonë aty, për të marrë foto sa më pikante.

Deputetët i janë rikthyer rutinës së tyre të punës pas verës së nxehtë të pushimeve. Krahas bisedave se si e kaluan kohën jashtë angazhimeve politike, disa prej tyre kanë preferuar të bëjnë foto me njëri-tjetrin, meqë siç dihet, në oborrin e Parlamentit nuk mungojnë fotografët, të cilët janë të shumtë në numër.

Dy deputetët socialistë, Blerina Gjylameti dhe Sadri Abazi, që të dy në zonën e Tiranës, pasi janë çmallur me njëri-tjetrin, kanë hequr maskat dhe kanë marrë poza për të bërë fotot.

Me siguri kanë qenë të ndikuar edhe nga veshjet e tyre, të cilat duket që janë zgjedhur me shumë kujdes. Deputetja Gjylameti spikat për kujdesin që tregon për veshjen e saj.

Ajo di gjithnjë të kombinohet bukur dhe të zgjedhë stilin që i shkon. Me linja të mira dhe mjaft simpatike, edhe kësaj here Gjylameti ishte veshur bukur.

Ndërkohë stilin e ka sofistikuar edhe deputeti Abazi. Ai tashmë përdor këpucë sportive të markave të njohura.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al