8 Nëntor, 2020

Fotot nga paparazi/ Blerina Gjylameti bën foto me kolegët, si kujtime gjatë kohës kur ishte shtatzënë


Deputetja socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të ëmbël. Ajo është shtatzënë me fëmijën e dytë, ndërkohë që vijon jetën parlamentare si të gjithë kolegët e saj.

Siç duket edhe nga fotot, Gjylameti me siguri është në ditët e saj të fundit, para se të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Por krahas vijimit të punës, ajo kujdeset që t’i memorizojë këto momente, prandaj dhe shihet vazhdimisht duke bërë foto me kolegët e saj.

Në këtë foto të bërë nga paparazzi ynë këtë të enjtë, ajo ka zgjedhur kolegun e saj, ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçin.

Siç e kemi thënë edhe në shkrime të tjera, deputetja nuk ka humbur aspak hiret e saj gjatë kohës së shtatzanisë.

Ajo shfaqet si gjithmonë e kuruar në veshje dhe shumë tërheqëse.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al